Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) trajnojnë mësuesit koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm të disa prej zyrave vendore arsimore në vend

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) oficerët e sigurisë në shkollë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm
25/03/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm prezanton në Konferencë e OSBE-së rrugëtimin progresiv të Shqipërisë në parandalimin dhe kundërshtimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
30/03/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) trajnojnë mësuesit koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm të disa prej zyrave vendore arsimore në vend

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet (SHIS) trajnojnë mësuesit koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm të disa prej zyrave vendore arsimore në vend.

Qendra CVE në bashkëpunim me MASR-në dhe Shoqatën Internacionale për Solidaritet ka realizuar zhvillimin e dy trajnimeve me mësues koordinatorë kundër ekstremizmit të dhunshëm që u përkasin Zyrave Vendore Arsimore: Lezhe, Fier, Kurbin, Durrës, Korçë dhe Pogradec.

Trajnimet u zhvilluan në kuadër të zbatimit të projektit: “Promovimi i edukimit për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm” që mbështetet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Gjatë zhvillimit të trajnimeve, mësuesit koordinatorë u informuan mbi shenjat që shfaqin fëmijët e radikalizuar, faktorët që shtyjnë të rinjtë drejt radikalizimit, si dhe mbi mekanizmin bashkëpunues e referues që ekziston në nivel shkolle dhe në nivel vendor.