Publisher: Cve.gov.al 06/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 06/05/2021
Përfundoi trajnimi 6-ditor që u zhvillua me aktorët e vijës së parë për menaxhimin e rasteve gjatë procesit të ri-integrimit në komunitet të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga fenomeni i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, organizuar nga Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në koordinim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe me partnerin “Terres des Hommes”.
Ky trajnim me temë ”Qëndrueshmëria dhe ri-integrimi i sigurt për fëmijët dhe nënat që kthehen nga zonat e luftës ” u realizua përgjatë 6 ditëve, në tre ditë për secilin nga qarqet Durrës dhe Tiranë. Do të jetë qarku i Dibrës ai ku në ditët në vijim pritet të zhvillohet edhe trajnimi i fundit.
Trajnimi zhvillohet në kuadër të projektit të “Global Community Engagement and Resilience Fund” (GCERF), i cili po zbatohet pas ndërhyrjes për të sjellë këtë mbështetje në vendin tonë nga Qendra CVE.