Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në bashkëpunim me MASR-në dhe organizatën Institutin Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS) ka zhvilluar një sërë trajnimesh, (gjithsej pesë), ku morën pjesë oficerët e sigurisë në shkollë pranë Drejtorive Rajonale të Arsimit Para-universitar në: Durrës, Lezhë, Fier, Korçë.
Trajnimet u zhvilluan në kuadër të projektit: “Shkolla si qendër kryesore e sigurisë – rritja e kapaciteteve të oficereve të sigurisë në shkollë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe për të ndihmuar në ri-integrimin e të rinjve shqiptarë” që mbështetet nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.