Publisher: Cve.gov.al 08/04/2021
Publisher: Cve.gov.al 08/04/2021
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm realizoi një takim me homologët kosovarë, i cili është në vazhdën e takimeve të zhvilluara mes palës shqiptare dhe asaj kosovare, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në zbatim të procesit të rehabilitimit dhe ri-integrimit për shtetasit e riatdhesuar nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak.
Në takim morën pjesë përfaqësues të drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore të përfshira në procesin e ri-integrimit. Fokusi i takimit ishte diskutimi për aspektet penale të lidhura me çështjen, si dhe elemente të tjera të procesit të ri-integrimit
Vëmendje mori edhe qasja gjithëpërfshirëse mbi trajtimin psiko-social, si dhe asistenca e drejtpërdrejtë e koordinuar nga niveli qendror në atë vendor për mbështetjen sociale dhe ekonomike ndaj individëve të riatdhesuar dhe familjarëve të tyre, pas vendosjes së tyre në komunitet.