Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pjesë e forumit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Këshilltari i DASH për Antiterrorin, Dan Guerrero vizitë pune në Shqipëri
27/02/2023
Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm pjesë e panelit të aktivitetit: Sfida dhe arritje, linja telefonike kombëtare për ekstremizmin e dhunshëm
24/03/2023

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pjesë e forumit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pjesë e forumit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”

Publisher: Cve.gov.al 18/03/2023

Në datën 17 Mars 2023 është organizuar në  mjediset e departamentit të Shkencave të Edukimit, Universiteti Aleksander Xhuvani, Elbasan, një forum me temë: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Pjesëmarrës në këtë forum kanë qënë: znj. Alma Paspali, Qendra e Koordniminit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Alba Cela, Drejtore Ekzekutive, Instituti i Studimeve Nderkombetare, z. Albert Rakipi, President, AIIS (Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare) si dhe pedagogë dhe student të universitetit Aleksander Xhuvani.

Në këtë aktivitet u bë prezantimi i projektit i cili synon konsolidimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të arsimit universitar në luftën kundër fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Nxënësit dhe studentët ngelen nga grupmoshat më vulnerabël sa i përket ndikimit që kanë element të ndryshëm të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit tek ta dhe në këtë mënyrë përfshirja në arsim e më shumë informacioni lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe luftën kundër tij bëhët e domosdoshme.

Pas prezanimit të projektit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”, paneli diskutoi për faktorët nxitës, kuadrin ligjor dhe rolin e institucioneve. Faktorët e radikalizmit fetar në Shqipëri janë një prej elementëve kyç të cilët kanë ndikuar përmes menyrave dhe rrugëve të ndryshme në radikalizimin e këtyre të rinjve. Gjithashtu u diskutua edhe rreth qasjes multi-agjenci të Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm si një nga elementët më të rëndësishëm në luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes koordinimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në proces. Qendra CVE është tashmë një institucion i konsoliduar dhe me experience disa vjeçare në fushën e ekstremizmit të dhunshëm i cili ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e tij në çështjet lidhur me terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm apo radikalizmit bazuar në strategjinë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm.