“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79

TIRANË- MBAHET KONFERENCA VJETORE “BURGJE TE SIGURTA – KOMUNITETE TE SIGURTA”
12/09/2024
Konferenca “Shkolla Qendër Komunitare” për Promovimin e Modelit për një Shoqëri të Sigurt
30/09/2024

“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79

“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79

Publisher: Cve.gov.al 23/09/2024

“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79

Në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79, e cila bëri bashkë liderët botërorë për diskutime shumëpalëshe të spektrit të plotë të çështjeve ndërkombëtare, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë dhe kontribuoi në Aktivitetin (side event) e bashkëorganizuar me Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe dhe Qeverinë Shqiptare me temë “Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore”.

Paneli i nivelit të lartë u përshëndet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme (Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë), z. Igli Hasani, i cili theksoi se Shqipëria është e angazhuar për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, duke zbatuar praktikat më të mira për riatdhesimin e shtetasve dhe duke ofruar mbështeje thelbësore për rintregirm.

Z.Hasani nënvizoi nevojën urgjente për një strategji gjithëpërfshirëse, që i jep përparësi mbrojtjes dhe riintegrimit të të kthyerëve, veçanërisht fëmijëve, viktima më të pafajshme të konfliktit.

Koordinatori Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm znj. Lejdi Dervishi paraqiti për të pranishmit në panel, punën e bërë nga QKEDH nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme mbi modelin shqiptar të përballjes me sfidat që paraqet rehabilitimi i shtetasve të kthyer nga zonat e konfliktit dhe zgjidhjet individuale për të riatdhesuarit e deritanishëm, gra dhe fëmijë.

Znj. Dervishi theksoi gjithashtu se në përballjen disavjeçare me këtë sfidë globale, të proceseve të Rehabilitimit & Riintegrimit, Qeveria Shqiptare ka pasur mbështetjen e vyer të partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe ka akumuluar një përvojë të gjerë, ka nxjerrë mësime dhe praktika të mira, të cilat tani mund të transferohen nga një kontekst në tjetrin për rehabilitimin dhe riintegrimin e të kthyerve nga Siria.

Të ftuarit në panel, ishin z.Irfan Saeed, Drejtor i Njësisë së Veprimit kundër Terrorizmit, Departamenti i Kërcënimeve Transnacionale të Sekretariatit të OSBE-së në Vjenë dhe zv. Drejtori z. Fejzo Numanaj, të cilët u ndalën tek rezultatet dhe puna e bërë me QKEDH si dhe mbi bashkëpunimin me GCERF, të përfaqësuar në këtë event nga Drejtori Ekzekutiv, z.Khalid Koser dhe drejtorja e programeve znj. Lila Schumicky Logan.