Publisher: Cve.gov.al 26/04/2023
Publisher: Cve.gov.al 26/04/2023
Në mjediset e Rektoratit të Korcës u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Fan S. Noli” dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është realizimi i veprimtarisë së përbashkët dhe të koordinuar për respektimin, forcimin dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, për menaxhimin e procesit të rikthimit shtetasve shqiptarë nga ish vendet e konfliktit, angazhimin institucional të të gjithë aktorëve shtetërorë të përfshirë në këtë proces, si dhe sfidat e hasura në këtë drejtim.
Përfaqësuese e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ka qënë znj. Fatilda Smajlaj, e cila ka folur ndër të tjera për punën e kësaj qendre lidhur me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në kuadër të planit kombëtar lidhur me çështjet e ekstremizmit të dhunshëm. Ajo gjithashtu theksoi edhe mbështetjen që ky institucion iu ofron universiteteve për ndërgjegjësimin ndaj fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm, radikalizmit dhe terrorizmit, në sajë të bashkëpunimit me to.
Aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij bashkëpunimi, përfshijnë: njohjen, hulumtimin dhe promovimin tek studentët të vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik, fetar etj;
Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshje bashkepunimi synohen edhe përmirësimi/njohja dhe formimi profesional të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, psikologut, punonjësit social, administratës publike, gazetarisë, përmes gjetjeve të aktivitetet kërkimore shkencore, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet. Pjesë e kësaj marrëveshje bashkëpunimi është edhe krijimi i një forumi kundër këtyre fenomeneve.
Gjatë takimit palët shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar për hartimin, aplikimin dhe/ose zbatimin e projekteve të përbashkëta, si edhe për zhvillimin e çdo lloj veprimtarie apo aktiviteti tjetër të nevojshëm.
Për më tepër klikoni këtu: https://www.youtube.com/watch?v=SPWDtr4HjB0