Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Bashkëpunimi ndërkufitar për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme: rrjetëzimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira për P/CVE dhe R&R
26/02/2025

Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor

Publisher: Cve.gov.al 28/02/2025

Në datat 24-28 shkurt, në Split të Kroacisë u zhvilluan dy aktivitete rajonale në kuadër të zbatimit të projektit Evropian “Rritja e mbrojtjes së hapësirave publike dhe infrastrukturave kritike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Bashkimi Evropian, organizuar nga CIVIPOL dhe me koordinator për Shqipërinë, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, konkretisht:
– Seminari Rajonal për mbrojtjen e hapësirave publike me temë “Metodat e zbulimit, identifikimit dhe neutralizimit të UAS (sistemi i avionëve pa pilot / dronë), si dhe përdorimin e UAS për mbrojtjen e hapësirave publike”
– Seminari Rajonal për mbrojtjen e infrastrukturës kritike me temë “Trajnimi i aktorëve kryesorë për hartimin e Planit të Qëndrueshmërisë dhe mbi masat teknike, të sigurisë dhe organizative për të siguruar qëndrueshmërinë e entiteteve kritike”
Aktivitetet në të cilat u prezantuan praktika të ndryshme të vendeve të BE-së (Itali, Kroaci, Greqi) mbi metodologjinë e vlerësimit të rrezikut dhe mbrojtjes së infrastrukturave kritike, hartimit të planeve të sigurisë dhe mbledhjes së të dhënave nën optikën e metodologjisë “CER”, si dhe harmonizimi i legjislacioneve kombëtare me direktivat e BE për përdorimin e dronëve për mbrojtjen e hapësirave publike; u ndoqën nga përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.