Sekretari i Përgjtihshëm i Ministrisë së Drejtësisë pret Drejtorin e QKEDH dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane

Drejtori i QKEDH dhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
26/01/2023
Qendra CVE dhe fondacioni “Vodafone Albania” bashkëpunim për përdorimin e “Bright Sky” për raportimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
30/01/2023

Sekretari i Përgjtihshëm i Ministrisë së Drejtësisë pret Drejtorin e QKEDH dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane

Sekretari i Përgjtihshëm i Ministrisë së Drejtësisë pret Drejtorin e QKEDH dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane

Publisher: Cve.gov.al            30/01/2023

“Përmirësojmë proceset për rehabilitimin, ri-integrimin e ri-socalizimin e të dënuarve në sistemin e burgjeve dhe shërbimin e provës”

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu priti në një takim pune Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, shoqëruar nga Këshilltari i Antiterrorit për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Europën pranë Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Joseph R. Baldwin, Këshilltarin Ligjor të OPDAT në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Bledar Bashanoviq dhe William Sage,  Këshilltar i Lartë, ICITAP, Departamenti i Drejtësisë së SHBA.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i z. Baldwin, si Këshilltar i ri i Antiterrorit për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Europës pranë Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë si dhe zbatimi i proceseve të rehabilitimit dhe risocializmit të shtetasve shqiptarë që vuajnë vendimet e gjykatës për veprat penale të terrorizmit.

  1. Shehu, falënderoi Meidanin dhe Baldwin për vizitën dhe mbështetjen që QKEDH dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë për Ministrinë e Drejtësisë dhe shprehu se bashkëpunimi në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm do të thellohet dhe më shumë në të ardhmen. Gjithashtu, ai shprehu një falenderim të veçantë për mbështetjen që Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka dhënë nëpërmjet ICITAP dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtrorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Proves dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve si dhe përpjekjet e përbashkëta kundër ektremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në këto institucione.

Baldwin cilësoi se ky takim vjen në kuadër të takimeve prezantues me të gjithë institucionet tjera të sigurisë, bashkë me QKEDH si dhe për të siguruar mbështetjën e vazhdueshme nga Zyra që ai drejton në këtë mission të përbashkët.

Drejtor Meidani pasi falënderoi z. Shehu për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet QKEDH dhe Ministrisë së Drejtësisë, si dhe institucioneve të saj të varësisë, e informoi se QKEDH në bashkëpunim me partnerët, po punojnë për të standartizuar dhe përmirësuar proceset e punës së rehabilitimit, ri-integrimit dhe ri-socalizimit për sistemin e burgjeve dhe të shërbimit të provës.