Në mbështetje të ligjit nr. 7961 datë 12.07.1995 “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, i ndryshuar, të Rregullores së Brendshme të QKEDH, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 737, datë 13.12.2017 “Për ngritjen e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH)”, i ndryshuar, Urdhrit nr.29, datë 07.10.2024 të Drejtorit të QKEDH “Për shpalljen vakant të vendit të punës me pozicionin “Specialist në Sektorin e Koordinimit për Shoqërinë Civile dhe Sigurinë “, të Urdhrit nr.30, datë 07.10.2024 “Për ngritjen e komisionit përgjegjës për rekrutimin e punonjësit për pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Koordinimit për Shoqërinë Civile dhe Sigurinë në QKEDH”, shpallet kandidati fitues pë pozicionin e punës “Specialist në Sektorin e Koordinimit për Shoqërinë Civile dhe Sigurinë”, në Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me të dhënat si më poshtë:
Kandidati fitues: Znj. Marjola Çela.