“Thellim i bashkëpunimin”, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës pret delegacionin shqiptar të Kryesuar nga Zv. Ministri Kuko.

Drejtori i QKEDH dhe Koordinatori Kombëtar Kunder Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit, Z. Denion Meidani, vizitë zyrtare në Qeverinë e Maqëdonisë së Veriut.
01/11/2022
QKEDH Koordinon ngritjen e një sistemi të menaxhimit të dhënave në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Republikën e Shqipërisë.
03/11/2022

“Thellim i bashkëpunimin”, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës pret delegacionin shqiptar të Kryesuar nga Zv. Ministri Kuko.

“Thellim i bashkëpunimin”, Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës pret delegacionin shqiptar të Kryesuar nga Zv. Ministri Kuko.

Publisher: Cve.gov.al            03/11/2022

Në kuadër të vizitës së punës dy ditore në Republikën e Kosovës, delegacioni shqiptar i Kryesuar nga Zv. Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë Znj. Romina Kuko, zhvilluan një takim me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës z. Xhelal Sveçla. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Kuko, përbëhej nga Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), z. Denion Meidani njëkohësisht dhe Koordinatori Kombëtar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Admir Abrija, Drejtori i Përgjithshëm e Shërbimit të Provës, z. Ervin Hoxha, Shefi i Sektorit për çështjet e shoqërisë civile dhe sigurisë pranë QKEDH, z. Ermal Jauri, përfaqësuesja e OSBE në Shqipëri znj. Alba Jorganxhi dhe përfaqësuesja e UN IOM Tiranë, znj. Alketa Gaxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën e luftës kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ministri Sveçla, garantoi Zv. Ministren Kuko dhe Drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Z. Meidani, që Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës me gjithë strukturat e saj të varësisë, janë në dispozicion të palës shqiptare në këtë mision të përbashkët. Gjithashtu, me mbështetjen e UN IOM Tiranë, po punohet ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për ndërtimin e një sistemi digjital të menaxhimit të dhënave në këtë fushë.

Nga ana e saj, Zv. Ministrja, znj. Kuko dhe Drejtori i QKEDH z. Meidani, siguruan Ministrin Sveçla që do të kryhen të gjitha përpjekjet e nevojshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dy vendeve në luftën e përbashkët kundër fenomeneve kërcënuese.

Me theks të veçantë të dyja palët diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit mes institucioneve vartëse me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe përvojave më të mira në mënyrë që institucionet të kenë rritjen e kërkuar profesionale dhe të shërbimit ndaj qytetarëve.

Në fund të takimit të dyja palët u dakordësuan se do të vazhdojnë edhe më tej thellimin e bashkëpunimit të ngushtë sikundër deri më tani, në mënyrë që të prodhohen përfitime në ecurinë dhe zbatimin e politikave të sigurisë dhe që këto të fundit të jenë sa më të efektshme për qytetarët e të dyja shteteve.