TIRANË- MBAHET KONFERENCA VJETORE “BURGJE TE SIGURTA – KOMUNITETE TE SIGURTA”

Siguria Kibernetike dhe pergjigjet shumeaktoriale ndaj kercenimeve dhe terrorizmit kibernetik
02/08/2024
“Rehabilitimi dhe Riintegrimi me sukses i shtetasve të kthyer nga Siria Verilindore” –aktivitet i mbajtur në kuadër të Javës së Asamblesë së 79-të Parlamentare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNGA79
23/09/2024

TIRANË- MBAHET KONFERENCA VJETORE “BURGJE TE SIGURTA – KOMUNITETE TE SIGURTA”

TIRANË- MBAHET KONFERENCA VJETORE "BURGJE TE SIGURTA – KOMUNITETE TE SIGURTA"

Publisher: Cve.gov.al 12/09/2024

Në datën 11 shtator 2024, në Tiranë u zhvillua Konferenca Vjetore “Burgje të sigurta – komunitete të sigurta” e organizuar nga Instituti për Aktivizëm dhe Ndryshim Social  në kuadër të programit për qasjet parandaluese kundër ekstremizmit të dhunshëm në burgje që mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, nga Kuvendi i Shqipërisë (Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Bashkia Cërrik, teologë, ekspertë, studiues, ekspertë nga fusha e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile etj.

 

Qëllimi i konferencës ishte diskutimi mbi zhvillimet e deritanishme dhe rolin e qasjeve shumëaktoriale dhe gjithëpërfshirëse në garantimin e burgjeve të sigurta, komuniteteve të qëndrueshme ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, si dhe modeleve të ndërhyrjeve të frymëzuara nga praktika të mira vendase dhe ndërkombëtare për qasjet rehabilituese.

 

Konferencën e përshëndeti Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri , Sh.T.Z. Reinout Vos, pasi ky projekt po realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Në fjalën e tij, z. Vos theksoi se mbetet çështje emergjente trajtimi i familjeve që zgjodhën të udhëtonin e qëndronin në Lindjen e Mesme. Trajtimi i familjarëve të riatdhesuar kërkon përfshirjen e të gjithë shoqërisë, pasi asnjë Qeveri nuk  mundet e vetme në këtë sfidë të rehabilitimit dhe riintegrimit në shoqëri, si dhe konsideroi shumë të rëndësishme punën në drejtim të parandalimit, veçanërisht për gratë. Mbretëria e Holandës mbështet plotësisht iniciativat e shtetit shqiptar që lidhen me proceset e Rehabilitim- Riintegrim-Risocializim të personave te kthyer nga zonat e kthyer. Në përfundim z. Ambasador shprehu vlerësimi për bashkëpunimin me QKEDH dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve si dhe me Institutin për Aktivizëm dhe Ndryshim Social në Shqipëri dhe Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

 

Në panelin e organizuar nga drejtorja ekzekutive e Institutit për Aktivizëm dhe Nryshim Social  znj. Erinda Bllaca, ishin të pranishëm deputeti z. Denis Deliu nga Komisioni Parlamentar për Çështjet e Sigurisë, Kuvendi i Shqipërisë; Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose pranë Ministrisë së Drejtësisë si dhe Koordinatorja Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi. Diskutimet u përqendruan në nevojën për të krijuar sisteme burgjesh që jo vetëm sigurojnë dënimin e duhur të shkelësve të ligjit, por që gjithashtu punojnë në drejtim të parandalimit të kthimit të tyre në krim dhe ekstremizëm.

 

Koordinatori Kombëtar për Ekstremizmin e  Dhunshëm, znj. Dervishi, falënderoi Ambasadorin dhe Mbretërinë e Holandës për mbështetjen ndër vite që prej vitit 2019 dhe bashkëpunimin në drejtim të parandalimit të radikalizmit dhe kundërshtimin ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Më tej, Znj. Dervishi diskutoi mbi strategjinë, arritjet dhe masat e ndërmarra nga shteti shqiptar në bashkëpunim me partnerët strategjikë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian) nëpërmjet GCERF, nën një qasje gjithëpërfshirëse me synim rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e këtij kontigjenti vulnerabël në komunitet. Znj. Dervishi u ndal në veçanti tek bashkëpunimi ndërinstitucional me Drejtorinë e Përgjithshme te Burgjeve dhe punën e palodhur të oficerëve të forcave të rendit për të garantuar siguri në komunitet, nën koordinimin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë se Shtetit në bashkëpunim edhe me institucionet e pushtetit vendor.

 

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve,  z. Klevis Qose, vuri theksin tek përkushtimi i vazhdueshëm i DPB në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetesës brenda IEVP-ve dhe trajtimin me dinjitet për çdo të burgosur.  Z. Qose, theksoi është bërë punë shume e mirë në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të stafit, dhe konsideroi sukses, faktin që për herë të parë në vendin tonë, vjen koncepti i “Burgut të Hapur” kjo si një nevojë për t’iu përgjigjur kuadrit ligjor të fushës.

 

Eksperienca praktike, të cilat hodhën dritë mbi vështirësitë e sfidat në këtë drejtim, u ndanë edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda si dhe znj. Alma Tandili, Drejtoreshë e Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

 

Gjatë takimit u mbajt 1 minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA.

.