Tryezë pune rajonale e Forumit kundër Terrorizmit Global (GCTF) “Iniciativa mbi Përmirësimin e Kapaciteteve për Zbulimin dhe Ndalimin e Udhëtimit të Terroristëve përmes përforcimit të Ekzaminimit të Terrorizmit dhe Ndarjes së Informacionit”
Qendra CVE u ftua të merrte pjesë në tryezën e punës së parë rajonale të Forumit kundër Terrorizmit Global (GCTF). Fokusi i këtij aktiviteti ndërkombëtar i mbajtur në Zyrën e Jashtme Federale të Berlin-it në Gjermani, ishte “Iniciativa mbi Përmirësimin e Kapaciteteve për Zbulimin dhe Ndalimin e Udhëtimit të Terroristëve përmes përforcimit të Ekzaminimit të Terrorizmit dhe Ndarjes së Informacionit”. U fol gjithashtu për strategjitë efektive mbi luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm në lidhje me gjendjen e kapaciteteve aktuale në nivel rajonal. Eventi, është i pari i një sërë të aktivitetesh rajonale që do të çojnë në zhvillimin e një dokumenti të Praktikave të Mira të GCTF, i cili do të paraqitet për miratim gjatë Takimit të Dhjetë Plenar Ministerial të GCTF në kohë me Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Shtator 2019.