Vizitë në Prishtinë për bashkëpunim në sistemin universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Qendra CVE koordinoi forumin e tretë ndërinstitucional me BE dhe KE për Planin e Veprimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në zbatim nga IANS.
25/10/2021
Workshop në përmbyllje të projektit “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet zërave lokalë dhe iniciativën lokale në Ballkanin Perëndimor”
29/10/2021

Vizitë në Prishtinë për bashkëpunim në sistemin universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Vizitë në Prishtinë për bashkëpunim në sistemin universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al            26/10/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm zhvilloi një vizitë studimore në Prishtinë në kuadër të projektit “Universitetet, sfera e së ardhmes për CVE- rritja e ndërgjegjësimit dhe angazhimit të aktorëve të arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

Vizita u realizua  në bashkëpunim me Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe të Korçës, si dhe Institutin e Studimeve Ndërkombëtare që po implementon këtë projekt me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë

Gjatë kësaj vizite u zhvilluan takime me zv. Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me zv. Rektoren e Universitetit të Prishtinës dhe me zv. Dekanen e Fakultetit të Edukimit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave midis Rektorateve universitare të të dy vendeve dhe ndërhyrjeve në universitete për Planin e Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në takimet e zhvilluara të dyja palët treguan vullnet bashkëpunimi për realizimin e ndërhyrjeve të unifikuara në sistemin universitar në kuadër të zbatimit të këtij projekti.