Publisher: Cve.gov.al 08/04/2021
Publisher: Cve.gov.al 08/04/2021
Qendra CVE zhvilloi nga 31 mars – 1 prill, një trajnim me Stafin e Kujdesit Shëndetësor të Operatorit të Elbasanit si dhe me Stafin e Kujdesit Shoqëror të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Elbasan, Korçë dhe Berat, mbi arsyet që mund të bëhen shkak për cënim nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm.
Trajnimi dy ditor trajtoi temën: “Çfarë na bën të cënueshëm ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm: Procesi i rehabilitimit dhe riintegrimit të Luftarëve të Huaj Terroristë dhe familjeve të tyre”.
Ky trajnim që kishte në fokus shkëmbimin e eksperiencës në qasje teorike, u pasua me një sesion të dytë punimesh mbi ndërhyrjet konkrete në Republikën e Shqipërisë që në vitin 2020, të cilat janë iniciuar dhe koordinuar nga Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm së bashku me ministritë e linjës dhe partnerë kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.