Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, përshëndeti Forumin e Angazhimit të Komunitetit për Sigurinë dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

6th Global Summit of the Strong Cities Network
15/12/2025

Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, përshëndeti Forumin e Angazhimit të Komunitetit për Sigurinë dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm

Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, përshëndeti Forumin e Angazhimit të Komunitetit për Sigurinë dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, i zhvilluar në Bashkinë Cërrik, në kuadër të programit “Let’s Talk about P/CVE and Peacebuilding”.
Ky forum u organizua nga Woman Center for D&C-Alb (WCDCA) – në bashkëpunim me Bashkinë Cërrik dhe Zyrën Vendore të Arsimit, me mbështetjen e ARSIS dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).
Ne fjalimin e saj në panel, znj. Dervishi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin kyç të të rinjve si partnerë strategjikë në ndërtimin e paqes dhe sigurisë në komunitet. Ajo nënvizoi se përfshirja aktive e të rinjve në aktivitete që promovojnë paqen, kulturën, dialogun dhe respektin e ndërsjellë është thelbësore për ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme dhe reziliente.
Gjithashtu, vuri në vemendje nevojën për vigjilencë të shtuar ndaj kërcënimeve që cenojnë sigurinë komunitare, si radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm, dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes, veçanërisht në hapësirën online.
Në këtë kuadër, znj. Dervishi inkurajoi rritjen e ndërgjegjësimit dhe raportimin e rasteve shqetësuese si një aspekt i rëndësishëm parandalues, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, shkollave, prindërve dhe vetë të rinjve është thelbësor për të identifikuar dhe adresuar në kohë këto rreziqe.
Dëshmi konkrete e suksesit të këtij programi ishte angazhimi i drejtpërdrejtë i të rinjve në përcjelljen e mesazheve pozitive përmes artit dhe fjalës së lirë. Shfaqja teatrore e realizuar nga nxënësit kundërshtoi me zë të fuqishëm fenomenin e radikalizimit, duke promovuar vlera si dialogu, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjellë.
Gjithashtu, interpretimi i monologjeve nga vetë të rinjtë solli reflektime të rëndësishme mbi rreziqet e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes online, duke treguar ndërgjegjësim, dhe përgjegjësi sociale.
Forumi mblodhi së bashku përfaqësues institucionalë, liderë fetarë, prindër, mësues dhe nxënës duke krijuar një hapësirë të hapur dialogu dhe bashkëpunimi për promovimin e sigurisë komunitare dhe ndërtimin e një shoqërie më të sigurt, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.18.16 (3)
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.18.16 (4) (1)
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.18.16 (1)