Drejtuesit në vite
01.02.2024 - ne vazhdim
Lejdi Dervishi
Znj. Lejdi Dervishi është riemëruar në detyrë më 1 Shkurt 2024 si Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (ref. Urdhër i Kryeministrit Nr.185, 31.10.2023). Përpara se të merrte këtë funksion, ajo ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme si Këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Qeverisë së Shqipërisë (2023–2024), Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian pranë Kryeministrisë (2022-2023). Në funksionet të tjera të mëparshme, ajo ka kontribuar si këshilltare e Ministrit të Brendshëm (2022).
22.06.2022 – 31.01.2024
Denion Meidani
Z. Denion Meidani ka qënë Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë, përgjatë periudhës 22.06.2022 – 31.01.2024.
Denion Meidani ka kryer studimet e larta në Clark University në dy degë; atë të Shkencave Kompjuterike dhe atë të Qeverisjes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai ka një Master në Diplomaci me përqendrim në Ekonomi Ndërkombëtare nga Universiteti i Maltës si dhe një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Bocconi, në Itali.
Denion Meidani ka kryer studimet e larta në Clark University në dy degë; atë të Shkencave Kompjuterike dhe atë të Qeverisjes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai ka një Master në Diplomaci me përqendrim në Ekonomi Ndërkombëtare nga Universiteti i Maltës si dhe një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Bocconi, në Itali.
01.07.2020 -20.06.2022
Lejdi Dervishi
Znj. Dervishi ka një njohuri të gjerë profesionale për çështjet ndërkombëtare dhe europiane, marrëdhëniet me jashtë dhe të sigurisë dhe ekspertiza e saj përqendrohet në çështjet që lidhen me Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çon në Terrorizëm (P/CVERLT) si dhe efektin e ndryshimeve gjeopolitike që mund të ketë ky fenomen si dhe proceset e rehabilitim-riintegrimit të ish-luftëtarëve të huaj terroristë (Fr-FTF) dhe “të kthyerve” nga zonat e konfliktit të Sirisë dhe Irakut, veçanërisht me fokus në Ballkanin Perëndimor, vendet e NATO-s dhe rajoni MENA-s.