Strategjia Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm

Në 2015 Qeveria e Shqipërisë miratoi një Strategji Gjithëpërfshirëse Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që përshkruan një sërë masash dhe veprimesh që duhet të ndërmerren nga një gamë e gjerë e palëve të interesuara të qeverisë dhe sektorit publik që punojnë në arsim, zbatimin e ligjit dhe mirëqenien sociale duke u përqëndruar në tre fusha prioritare:

I) Shtrirja dhe angazhimi i komunitetit

II) Luftimi i propagandës ekstremiste duke promovuar vlerat demokratike dhe

III) Hartimi i politikave afatgjata gjithëpërfshirëse CVE.

Pas miratimit të Strategjisë kombëtare të CVE, Plani Kombëtar i veprimit parashikon një angazhim dhe aktivitete të drejtpërdrejta që do të ndërmerren me palët e interesuara të qeverisë në nivelin lokal si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar fenomenin e radikalizimit dhe kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe të japë shembuj të angazhimit efektiv të CVE.