Rreth Nesh
Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm u krijua si rezultat i një sërë masash që Qeveria Shqiptare ka ndërmarrë për të trajtuar shfaqjen e ekstremizmit të dhunshëm tek shtetasit shqiptarë që u bashkuan në radhët e organizatave ekstremiste në konfliktet në Lindjen e Mesme vitet e fundit, duke përfshirë të ashtuquajturin Shtet Islamik në Siri dhe Irak (ISIS). Në vitin 2015, Qeveria Shqiptare zhvilloi dhe miratoi Strategjinë Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave “Mbi miratimin e Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planit të Veprimit”, Nr. 930, i cili parashikon përfshirjen e aktorëve kryesorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke promovuar vlerat demokratike dhe adresimin e shqetësimeve në nivel lokal që mund të nxisin radikalizimin.më shumë
Strategjia CVE
Në 2015, Qeveria Shqiptare miratoi Strategjinë Kombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për 2017 – 2019 i cili përshkron një sërë masash dhe veprimesh që duhet të ndërmerren nga një gamë e gjerë aktorësh qeveritarë dhe të sektorit publik në fushën e arsimit, organet ligjzbatuese dhe të mirëqenies sociale, duke u fokusuar në tre fusha prioritare Shtrirja dhe angazhimi i komunitetit, Luftimi i propagandës ekstremiste duke promovuar vlerat demokratike dhe Hartimi i politikave afatgjata gjithëpërfshirëse CVE. Pas miratimit të Strategjisë Kombëtare CVE, Plani Kombëtar i Veprimit parashikon një angazhim të drejtpërdrejtë dhe aktivitete që duhet të ndërmerren me palët e interesit në nivel lokal si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar fenomenin e radikalizimit dhe kërcënimeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe të ofrojnë shembuj të angazhim efektiv CVE.më shumë