Ngritja e kapaciteteve me fokus Oficerët e Policimit në Komunitet (OPK)

Qendra CVE pjesë e konferencës “Edukim, qëndrueshmëri, gjithëpërfshirje” organizuar nga ambasadori Ndërkombëtar i lirisë së besimeve në departamentin e SH.B.A-së
17/09/2020
Drejtori i qendrës CVE takim me ambasadorin austriak në Tiranë
22/09/2020

Ngritja e kapaciteteve me fokus Oficerët e Policimit në Komunitet (OPK)

Ngritja e kapaciteteve me fokus Oficerët e Policimit në Komunitet (OPK)

Publisher: Cve.gov.al            17/09/2020

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm e sheh Policimin në Komunitet si një element thelbësor në funksion të qasjes proaktive të strukturave të sigurisë në vijë të parë. Duke iu referuar Objektivit Strategjik nr. 1 të Strategjisë Kombëtare për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe përkatësisht masave dhe aktiviteteve të hartuara me ministritë e linjës, ngritja e kapaciteteve të Oficerëve të Policimit në Komunitet është një nga prioritetet madhore të Qendrës CVE me qellim fuqizimin e kësaj strukture kyç për sinjalizimin, raportimin dhe parandalimin efikas të rasteve të radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që mund të çojë në terrorizëm.

Qendra CVE me mbështetjen e Programit Ndërkombëtar të Ndihmës dhe Trajnimit për Hetimet Penale (ICITAP) dhe OSBE-së, zhvilloi fazën e dytë të trajnimit në të cilën u përfshinë 26 Shefat e Seksionit të Policimit në Komunitet të cilët përbëjnë 100% të strukturës në rang vendi. Gjithashtu, janë zhvilluar trembëdhjetë (13) trajnime një ditore me strukturat vendore të policimit në komunitet (645 OPK/SPZ) në rang qarku, për tematikë “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm”. Gjatë këtyre trajnimeve, në kuadër të funksionimit të mekanizmave referues që po implementohen në nivel kombëtar, është zhvilluar gjithashtu edhe struktura e “Oficerëve të Sigurisë në Shkolla” si një figurë e rëndësishme ndërlidhëse me Oficeret e policimit në komunitet.

View Follow Follow Follow