Drejtuesit në vite

Drejtuesit në vite

2023 - në vazhdim

Lejdi Dervishi


Znj. Lejdi Dervishi është riemëruar në detyrë më 1 Shkurt 2024 si Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (ref. Urdhër i Kryeministrit Nr.185, 31.10.2023). Përpara se të merrte këtë funksion, ajo ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme si Këshilltare për Marrëdhëniet me Jashtë e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Qeverisë së Shqipërisë (2023–2024), Drejtore e Kabinetit të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian pranë Kryeministrisë (2022-2023). Në funksionet të tjera të mëparshme, ajo ka kontribuar si këshilltare e Ministrit të Brendshëm (2022).

Në qershor 2022, ajo përfundoi misionin e saj si Koordinatore Kombëtare / Drejtore Ekzekutive e Qendrës Kombëtare të Koordinimit për Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE, 2018-2022) pranë Zyrës së Kryeministrit. Znj. Dervishi është kthyer nga Diaspora në Shqipëri, në vitin 2017 pas rreth 10 vitesh dhe ka punuar gjithashtu si Këshilltare Teknike Ndërlidhëse për organizatën ndërkombëtare IOM-Tirana e atashuar në Zyrën e Ministrit të Shtetit për Diasporën pranë Kryeministrisë (2018).

Znj. Dervishi ka një njohuri të gjerë profesionale për çështjet ndërkombëtare dhe europiane, marrëdhëniet me jashtë dhe të sigurisë dhe flet rrjedhshëm tre gjuhë të huaja (anglisht, italisht, frëngjisht). Ajo ka kryer tre Master të nivelit të dytë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike (2016-2017), studime të sigurisë dhe inteligjencës (2018-2019) si dhe Studime Evropiane (2006-2008) në Shqipëri dhe Itali (SIOI, Link Campus University, ISE).

Për më tepër, ekspertiza e saj përqendrohet në çështjet që lidhen me Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që çon në Terrorizëm (P/CVERLT) si dhe efektin e ndryshimeve gjeopolitike që mund të ketë ky fenomen si dhe proceset e rehabilitim-riintegrimit të ish-luftëtarëve të huaj terroristë (Fr-FTF) dhe “të kthyerve” nga zonat e konfliktit të Sirisë dhe Irakut, veçanërisht me fokus në Ballkanin Perëndimor, vendet e NATO-s dhe rajoni MENA-s.

Prej vitit 2020, ajo ka bashkëpunuar për tematikat e profilizimit të saj me Organizata të ndryshme të Kombeve të Bashkuara (UNOCT, UNICRI, UNICEF, GCERF, Hedayah, etj.) si dhe organizata dhe rrjete të tjera ndërkombëtare dhe rajonale si BE, OSBE, RCC, RAN, etj.

Që nga viti 2019, ajo është lektore e jashtme në Kursin e NATO-s për zyrtarë të lartë në Kolegjin Shqiptar të Mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes si dhe relatore në evente të Programit të Shkencës së Avancuar të NATO-s për Paqen dhe Sigurinë.

Publikime Akademike:

Punimi i diplomës Master (Magjistral) mbrojtur pranë Universitetit të Studimeve të Sienës, Itali, me titull “Evolucioni i NATO-s: Nga Lufta Konvencionale në Hibride” u botua on-line (2016) nga Biblioteka Multimediale e NATO-s (Bruksel) në linkun këtu

2022 - 2023

Denion Meidani


Z. Denion Meidani ka qënë Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë, përgjatë periudhës 22.06.2022 – 31.01.2024.

Denion Meidani ka kryer studimet e larta në Clark University në dy degë; atë të Shkencave Kompjuterike dhe atë të Qeverisjes dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ai ka një Master në Diplomaci me përqendrim në Ekonomi Ndërkombëtare nga Universiteti i Maltës si dhe një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Bocconi, në Itali.

Që prej vitit 2002, pas disa përvojash ndërkombëtare, z.Meidani është rikthyer në Shqipëri dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme në administratën shqiptare, pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme, Drejtor i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Ekonomisë, Zv. Drejtor i Përgjithshëm i Korporatës Energjitike Shqiptare, Drejtor i Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Drejtësisë, Drejtor i Monitorimit, Kontrollit, dhe Inspektimit pranë Autoritetit të Kontrollit Elektronik dhe Postar, zv.Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe Drejtor i Departamentit të Akcizës, dhe së fundmi Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Denion Meidani ka operuar me performancë të lartë dhe në sektorin privat për një sërë korporatash ndërkombëtare si Vodafone, SIGMA Vienna Insurance Group, KFC, PuntoPay Italia, si dhe Antenna Media Group, revista Ok!, Renault etj.

Autor i një sërë publikimesh në fushat e politikës, ekonomisë, teknologjisë, sigurisë, z.Meidani, mbi të gjitha, synon të japi kontributin dhe të punojë në ekip për trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve që kërkohen mbi çështjet e terrorizmit dhe kundër terrorizmit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë, duke përfshirë parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.