Raporto

Portali: “Raporto Përmbajtje të paligjshme” ka për qëllim krijimin e një hapësire të sigurt online ku ndër të tjera përfshin parandalimin e përhapjes së mëtejshme të ekstremizmit të dhunshëm dhe formave të ndryshme të radikalizimit në rrjet.

Çdokush që mund të përballet me përmbajtje të paligjshme të cilat promovojnë ekstremizëm të dhunshëm dhe shtyjnë drejt formave të radikalizimit online, mund të bëjë raportimin e tij nëpërmjet këtij portali. Faqet me përmbajtje të paligjshme konstatohen nga autoritetet publike sipas kompetencave përkatëse dhe dërgohen zyrtarisht pranë AKCESK, i cili merr masa të menjëherëshme në varësi të përmbajtjes që këto faqe kanë.

Raportimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga autoritetet përgjegjëse, sipas kuadrit ligjor në fuqi, për të bërë vlerësimin e rastit, si dhe për të marrë masa të menjëhershme ndaj këtyre përmbajtjeve.

Lexo më shumë:

Qendra CVE mbështeti prezantimin e: “Portali unik për sinjalizimin e faqeve të internetit me përmbajtje të paligjshme”, një bashkëpunim me shoqërinë civile dhe AKCESK – CVE Center

https://www.zeriamerikes.com/a/5931207.html