Publisher: Cve.gov.al 31/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 31/05/2021
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, përmes përfaqësuesit të saj përshëndeti konferencën përmbyllëse të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH) me temë “Aktivitete Edukative të Bazuara në Vlera për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të Rinjtë në Shqipëri”, një projekt i mbështetur nga partneri ndërkombëtar i Qendrës CVE, Hedayah dhe financuar nga Bashkimi Evropian.
Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në përdorimin e vlerave thelbësore qytetare, si toleranca fetare, për të parandaluar fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në shoqërinë shqiptare.
Në fund të aktivitetit mbajtën fjalën përshëndetëse përfaqësuesi i Hedayah, mbështetës i projektit dhe drejtori ekzekutiv i KSHH-së.