Qendra CVE mbështeti takimet ndërgjegjësuese mbi fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin e Përrenjasit dhe Pogradecit

Formalizohet bashkëpunimi kombëtar/rajonal midis Qendrës CVE, GCERF dhe OSHC-ve në Shqipëri
09/06/2021
: Drejtori i Qendrës CVE, Znj. Dervishi u ftua të merrte pjesë në cermominë e promovimit të albumit fotografik: “Haxhi Dede Reshat Bardhi 1935-2011” dhe librit: “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve” pranë Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
11/06/2021

Qendra CVE mbështeti takimet ndërgjegjësuese mbi fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin e Përrenjasit dhe Pogradecit

Qendra CVE mbështeti takimet ndërgjegjësuese mbi fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitetin e Përrenjasit dhe Pogradecit

Publisher: Cve.gov.al            10/06/2021

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm mbështeti takimet ndërgjegjësuese që u zhvilluan me përfaqësues të komunitetit të bashkive Përrenjas dhe Pogradec, në kuadër të projektit “Një qasje e integruar për të promovuar gratë dhe të rinjtë paqendërtues në Shqipëri” i cili po zbatohet nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë (WCDCA).

Takimet e realizuara kishin në fokus angazhimin e grave, vajzave dhe të rinjve, duke ofruar një larmi qasjesh, mendimesh dhe qëndrimesh.

Në kuadër të këtij projekti, morën pjesë gra që ushtrojnë profesione të ndryshme në këto bashki, aktiviste dhe vullnetare, si  dhe të rinj të shkollave të mesme me qëllim për të mundësuar një qasje gjithëpërfshirëse.

Qendra CVE dha kontributin e saj në kuadër të projektit, në informimin dhe ndërgjegjësimin e të pranishmëve mbi parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm.