Qendra CVE, në bashkërendim me Grupin Integrues për Qeverisjen e Sigurisë së Brendshme IISG, mbështetur nga BE, organizoi në datën 7 nëntor 2019, tryezën e dytë të punës kombëtare në kuadër të koordinimit të rolit dhe mbështetjes së donatorëve në fushën e parandalimit dhe kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë takim Koordinatori Kombëtarë informoi donatorët mbi veprimtarinë e kryer gjatë vitit 2019 në fushën e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe shprehu nevojat e Qendrës CVE të orientuara drejt tematikave me interes dhe ndërhyrjeve në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Të pranishëm në takim ishin : Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ambasada Franceze, Ambasada Gjermane, Ambasada Italiane, Ambasada Hollandeze dhe Ambasada Zvicerane, nga ku informuan Qendrën CVE mbi mbështetjen e dhënë në këtë drejtim, konkretisht në programet dhe fondet mbështetëse, si edhe projektet në zbatim, duke shprehur një interes të veçantë për “ Pritjen dhe trajtimin e shtetasve shqiptarë që kthehen nga zonat e konfliktit në Siri dhe Irak”.