Publisher: Cve.gov.al 19/04/2021
Publisher: Cve.gov.al 19/04/2021
Me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit, Qendra CVE në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi trajnimin me temë “E drejta e informimit dhe mbrojtja e të dhënave personale në raport me çështjet e P/CVE-së – standardi bazë ligjor dhe rastet e kufizimeve të tyre”.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të detyrimeve institucionale që lindin nga Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe Ligji Nr. 988, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Përfaqësuesit e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u fokusuan në trajtimin e dy çështjeve të rëndësishme që lidhen me një aktivitet institucional: e drejta e informimit – parimet bazë dhe detyrimet institucionale në kuadër të detyrimit për transparencë nga publiku, dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe detyrimeve institucionale që lindin nga kjo e drejtë.