Në takimin e 9-të të autoriteteve të sigurimit kombëtar Koordinatori Kombëtar prezanton ecurinë e zbatimit të strategjisë kombëtare

Delegacioni nga Turkmenistani vizitë studimore në Tiranë
21/10/2019
Qendra CVE ofron vizionin e saj në nisje të projektit “Ndërtimi i një komuniteti të qëndrueshëm kundër ekstremizmit të dhunshëm”
25/10/2019

Në takimin e 9-të të autoriteteve të sigurimit kombëtar Koordinatori Kombëtar prezanton ecurinë e zbatimit të strategjisë kombëtare

Në takimin e 9-të të drejtorëve të autoriteteve të sigurimit kombëtar të Evropës Juglindore (SEENSA), që është njëri prej tre iniciativave të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, Koordinatori Kombëtar prezantoi ecurinë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Gjatë fjalës që mbajti, Koordinatori Kombëtar bëri një vlerësim të përgjithshëm gjeostrategjik të sigurisë së rajonit të Evropës Juglindore duke u fokusuar tek ekstremizmi i dhunshëm dhe luftëtarët e huaj. Konkretisht, tek rëndësia e sigurisë së rajonit si e tërë në arkitekturën e sigurisë evropiane dhe më gjerë, në perspektivën e integrimit evropian të rajonit si element nxitës për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe në rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të përballuar sfidat e sigurisë dhe në prezantimin e platformës rajonale kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm dhe në luftëtarë të huaj.

Autoriteti SEENSA parashikohet nga ana e Qendrës CVE si një format i specializuar bashkëpunimi në fushën e sigurisë në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP. Në takim mori pjesë edhe Drejtori i ri i Zyrës së Sigurisë së NATO (NOS), z. Donald Gonneville, i cili erdhi për herë të parë në vendin tonë.