Publisher: Cve.gov.al 28/05/2021
Publisher: Cve.gov.al 28/05/2021
Qendra CVE në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit organizuan një “Talk Show” me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në qytetin e Burrelit. Iniciativa synon të nxisë nxënësit në zonat rurale drejt të menduarit kritik, debateve konstruktive, pranimit dhe promovimit të diversitetit, kuptimit dhe debatit më të mirë mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe çështjeve që lidhen me të, si dhe për të ndihmuar të rinjtë në nevojë që janë në rrezik radikalizimi.
Gjate aktivitetit u shkëmbyen ide sesi mund të përmirësohet angazhimi i të rinjve në komunitetin e tyre, në përputhje me parashikimet e kësaj iniciative.