Publisher: Cve.gov.al 11/06/2021
Publisher: Cve.gov.al 11/06/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Lejdi Dervishi ishte e ftuar në promovimin e albumit fotografik “Haxhi Dede Reshat Bardhi 1935-2011”, botim i Selisë së Shenjtë dhe prezantimin e librit me titull: “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashinjve” i autorëve, Nuri Çuni e Kujtim Boriçi. Aktiviteti u zhvillua në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës ku morën pjesë klerikë bektashinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, si dhe krerë të besimeve të tjera fetarë të Shqipërisë, funksionarë shtetërorë, studiues, shkrimtarë e publicistë.
Aktivitetin e përshëndeti Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Gjithashtu, fjalën përshëndetëse e morën edhe krerë të komuniteteve fetare në vend.
Ky aktivitet vlerësohet nga Qendra CVE si një model i frymës të mirë dhe bashkëpunuese mes komuniteteve të ndryshmë fetare në Shqipëri. Për vlerat e librit “Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”, foli edhe studiuesi e shkrimtari Ferit Fixha. i cili uroi Kryegjyshin Botëror në misionin e tij fisnik dhe dy autorët Nuri Çuni dhe Kujtim Boriçi për këtë libër me vlera të veçanta.