Publisher: Cve.gov.al 08/12/2021
Publisher: Cve.gov.al 08/12/2021
Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dha kontributin e saj në takimin e 15-të të Fondit Global për Angazhimin e Komunitetit “Përgjigja për sfidën në rritje të ekstremizmit të dhunshëm në Sahel”. Gjatë këtij takimi u diskutua kërcënimi në rritje nga ekstremizmi i dhunshëm në Sahel dhe rëndësia e forcimit të bashkëpunimit për parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm në nivel komuniteti, rajonal dhe ndërkombëtar.
Gjatë takimit, paneli diskutoi për të arritur një qasje të përbashkët për parandalimin e fenomenit dhe forcimin e bashkëpunimit për rritjen e qëndrueshmërisë në komunitet. Gjithashtu u diskutua për rritjen e investimeve nga sektori publik dhe privat për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, duke ndjekur qasjen nga komuniteti në rajon.