Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm

Roli i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm
14/07/2025
QKEDH merr pjesë në takimin rajonal mbi radikalizmin online dhe dezinformimin në Ballkanin Perëndimor
13/09/2025

Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm

Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm

Publisher: Cve.gov.al 11/09/2025

Më 10 Shtator 2025, Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm koordinoi një trajnim, në ambjentet e Bashkisë Pogradec, me profesionistë të vijës së parë (mjekë, infermierë, psikologë dhe mësues) të cilët luajnë rol thelbësor në identifikimin e shenjave të hershme të radikalizimit dhe sensibilizimin për rreziqet e ekstremizmit të dhunshëm.

Trajnimi pati si qëllim fokusin te faktorët që nxisin këto fenomene si dhe parandalimin përmes ndërhyrjes së hershme, në saj të bashkëpunimit mes shkollave, qendrave shëndetësore dhe institucioneve vendore për një komunikim më të qartë e empatik me të rinjtë dhe familjet e tyre.

Ky aktivitet u zhvillua nga GADC Albania, në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndresës tek të Rinjët dhe Gratë në Pogradec për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm” si pjesë e skemës së nën-grantimit në kuadër të projektit “Fuqizimi i Strukturave Lokale dhe Institucioneve Qeveritare për të parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm dhe për të mbështetur procesin e Rehabilitimit dhe Ri-integrimit në Shqipëri”, financuar nga GCERF Global Community Engagement and Resilience Fund dhe zbatuar nga Nisma për Ndryshim Shoqëror, ARSIS në koordinim të plotë me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe ACPD Albania.