Më 19-20 janar 2026, në Tiranë u zhvillua takimi i dytë rajonal ad hoc në kuadër të zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor (#JAPII).

“10 Vite Rezolutë UNSCR 2250 – Perspektivat e reja të  në Shqipëri”
18/12/2025
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
04/03/2026

Më 19-20 janar 2026, në Tiranë u zhvillua takimi i dytë rajonal ad hoc në kuadër të zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor (#JAPII).

Më 19-20 janar 2026, në Tiranë u zhvillua takimi i dytë rajonal ad hoc në kuadër të zbatimit të Planit të Përbashkët të Veprimit për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Ballkanin Perëndimor (#JAPII).
Takimi, i organizuar nga EU Knowledge Hub në bashkëpunim me IISG dhe me mbështetjen e ELIAMEP, përfaqëson vijimësinë e punës së nisur pas nënshkrimit të JAP II (30 tetor 2025) ndërmjet institucioneve evropiane dhe vendeve të rajonit. Pas takimit të parë rajonal, i cili u zhvillua në Shkup më 13-14 nëntor 2025, ky takim në Tiranë synoi forcimin e bashkëpunimit dhe ecjen përpara me zbatimin e angazhimeve në nivel kombëtar dhe rajonal.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet kombëtare të sigurisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe delegacionet e BE-së në vendet e rajonit. Shqipëria u përfaqësua nga znj. Lejdi Dervishi, Koordinatore Kombëtare për PKEDH, si dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Ministria e Brendshme) dhe Policisë së Shtetit.
Znj. Dervishi theksoi rëndësinë e koherencës rajonale dhe bashkërendimit të punës në përgatitjen e Udhërrëfyesve Kombëtarë, duke nënvizuar përpjekjet e vazhduara të Ministrisë së Punëve të Brendshme si institucion lider në këtë proces.
Gjatë punimeve, vendet prezantuan progresin dhe sfidat e hasura në hartimin e Udhërrëfyesve Kombëtarë, me fokus te koordinimi ndërinstitucional dhe harmonizimi i qasjes teknike. Diskutimet u zhvilluan në formate pune që nxitën shkëmbimin e praktikave dhe qartësimin e kërkesave të JAP II. Gjithashtu u adresuan mënyrat më efikase për përkthimin e objektivave rajonale në angazhime të zbatueshme kombëtare. IISG ofroi udhëzime praktike mbi raportimin dhe monitorimin, duke sqaruar mekanizmat me të cilët do të ndiqet progresi i vendeve.
Takimi u mbyll me një sesion përmbledhës ku u përcaktuan hapat vijues për finalizimin e Udhërrëfyesve Kombëtarë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, në përputhje me standardet dhe objektivat evropiane për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.25.04 (1)
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.25.04
WhatsApp Image 2026-03-10 at 15.25.04 (2)