Standardet për angazhimin e ish-ekstremistëve në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm

E ardhmja e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm në mbledhjen e 24-të e Bordit Drejtues të Fondit Global për Angazhimin e Komuniteteve dhe Reziliencën (GCERF)
03/06/2026

Standardet për angazhimin e ish-ekstremistëve në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm

Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Standards for Employing Former Extremists in Preventing and Countering Violent Extremism (P/CVE)”, e zhvilluar më 4 qershor 2026 në Prishtinë, Kosovë, e organizuar nga INSID.
Konferenca mblodhi një gamë të gjerë aktorësh ndërkombëtarë dhe rajonalë, përfshirë përfaqësues nga institucione shtetërore, organizata ndërkombëtare, shoqëria civile dhe komuniteti akademik. Ndër pjesëmarrësit kryesorë ishin përfaqësues nga Mbretëria e Bashkuar, Dr. Gordon Clubb nga University of Leeds, ekspertë të komunikimit strategjik dhe kundër-narrativave, si dhe përfaqësues nga EU Knowledge Hub on Prevention of Radicalisation. Gjithashtu morën pjesë përfaqësues nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF), si dhe ekspertë nga Gjermania, Norvegjia, Austria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Diskutimet u fokusuan në zhvillimin dhe zbatimin e standardeve për angazhimin e ish-ekstremistëve në programe P/CVE, si dhe në shkëmbimin e praktikave dhe sfidave ndërkombëtare. U theksua se përvoja e jetuar mund të shërbejë si një burim i vlefshëm për ndërhyrje në komunitet, nëse shoqërohet me procese të strukturuara verifikimi, mbikëqyrje institucionale, role të qarta profesionale dhe mekanizma të vazhdueshëm vlerësimi. Gjithashtu u nënvizua rëndësia e balancimit midis autenticitetit të përvojës dhe përgjegjshmërisë institucionale, si dhe roli i organizatave ndërkombëtare dhe platformave si EU Knowledge Hub dhe GCERF në harmonizimin e praktikave dhe forcimin e kapaciteteve në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Konferenca shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe reflektim mbi standardet ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për qasje të koordinuar dhe të strukturuar në këtë fushë.