QKEDH merr pjesë në takimin e BE-së në Bruksel mbi lidhjet mes mizogjinisë dhe radikalizimit.

QKEDH merr pjesë në Takimin e 20-të të RNNC-së në Sarajevë
12/11/2026

QKEDH merr pjesë në takimin e BE-së në Bruksel mbi lidhjet mes mizogjinisë dhe radikalizimit.

Më 10 nëntor 2026, përfaqësues të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm) morën pjesë në Bruksel në takimin e parë që organizoi posaçërisht për të trajtuar lidhjet mes mizogjinisë dhe radikalizimit. Takimi mblodhi politikëbërës, profesionistë të fushës dhe studiues nga vende të ndryshme evropiane.
Diskutimet u përqendruan te mënyra se si mesazhet që nxisin armiqësi ndaj grave qarkullojnë mes rrjeteve sociale dhe komuniteteve ekstremiste në internet. Vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të këtyre mesazheve te të rinjtë, të cilët mund t’i hasin ato edhe në përmbajtje humoristike apo në këshilla për zhvillimin personal. Pjesëmarrësit shqyrtuan se si grupe me ideologji të ndryshme mund t’i përdorin këto mesazhe për të ushqyer pakënaqësi dhe për të krijuar një ndjenjë përkatësie.
Për QKEDH-në, shkëmbimi i përvojave me partnerët evropianë lidhet drejtpërdrejt me punën parandaluese në Shqipëri. Një drejtim konkret është përfshirja e perspektivës gjinore në trajnimin e profesionistëve që punojnë me të rinjtë, në mënyrë që ata të dallojnë më herët mesazhet që nxisin urrejtje ndaj grave dhe të dinë si t’i trajtojnë ato në punën e përditshme.