Takimet e Qendrës CVE me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR/ZA)

Konferenca e III-të Rajonale kundër Terrorizmit (CT) organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC)
12/12/2018
“Rritja e kapaciteteve penitenciare në adresimin e radikalizmit në burgjet në Ballkanin Perëndimor – Lehtësia horizontale për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë II”
01/01/2019

Takimet e Qendrës CVE me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore (DAR/ZA)

Në zbatim të Planit të Veprimit që sjell Strategjia Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Qendra CVE organizoi në Dhjetor të vitit 2018 takime informuese në rang kombëtar (12 qarqe) me drejtues dhe specialistë të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore (DAR/ZA), drejtues dhe psikologë që punojnë në shkolla. Qëllimi i këtyre takimeve ishte prezantimi i Planit të Veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për vitin 2018-2020.

Pjesëmarrësit e shkollave u njohën me masat dhe aktivitetet e Planit të Veprimit dhe me rolin dhe funksionimin e Qendrës CVE.

Takimet informuese u zhvilluan në muajt Nëntor-Dhjetor të vitit 2018:

  • Shkodër            22 Nëntor 2018
  • Korçë                  5 Dhjetor 2018
  • Elbasan              6 Dhjetor 2018
  • Dibër                 11 Dhjetor 2018
  • Kukës                12 Dhjetor 2018
  • Berat                 12 Dhjetor 2018
  • Durrës              14 Dhjetor 2018
  • Lezhë                17 Dhjetor 2018
  • Tiranë (qytet) 18 Dhjetor 2018
  • Gjirokastër      18 Dhjetor 2018
  • Fier                   19 Dhjetor 2018
  • Vlorë                20 Dhjetor 2018
  • Tiranë (qark) 20 Dhjetor 2018

Gjatë takimeve u soll në vëmendje të pjesëmarrësve nevoja e ndërmarrjes së veprimtarive konkrete të cilat ofrojnë më shumë siguri për fëmijët dhe të rinjtë që mund të jenë në rrezik radikalizimi apo ekstremizmi të dhunshëm. Gjatë bashkëbisedimeve u ndanë mendime mbi disa çështje të evidentuara si të nevojshme për tu pasur në konsideratë për ndërhyrje me qellim parandalimi.