Drejtor i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi u ftua në aktivitetin “Bashkëpunimi mediatik me institucionet publike dhe shoqërinë civile në mbulimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në “Talk Shows” me nxënës të Burrelit, mbi angazhimin e tyre në komunitet përmes të menduarit kritik dhe debatit konstruktiv
28/05/2021
Qendra CVE përshëndeti konferencën përmbyllëse të KSHH me temë: “Aktivitete Edukative të Bazuara në Vlera për të Parandaluar Ekstremizmin e Dhunshëm tek të Rinjtë në Shqipëri”
31/05/2021

Drejtor i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi u ftua në aktivitetin “Bashkëpunimi mediatik me institucionet publike dhe shoqërinë civile në mbulimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”

Drejtor i Qendrës CVE, Znj. Lejdi Dervishi u ftua në aktivitetin “Bashkëpunimi mediatik me institucionet publike dhe shoqërinë civile në mbulimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”

Publisher: Cve.gov.al            28/05/2021

Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Dervishi u ftua në diskutimin me temë “Bashkëpunimi mediatik me institucionet publike dhe shoqërinë civile në mbulimin e çështjeve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias.

Gjatë debatit u diskutua për sfidat që përballen institucionet qeveritare për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, faktorët që ndikojnë në fenomenin e ektremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në Shqipëri, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me median dhe se si mund të përmirësohet ky aspekt.

Znj. Dervishi, në fjalën e saj, përmendi iniciativat që ka ndërmarrë Qendra CVE për informimin dhe ndërveprimin me opinionin publik. Qendra CVE synon të thellohet edhe më tej në këtë kuadër, me zhvillimin e një emisioni të dedikuar televiziv për trajtimin e çështjeve të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërgjegjësimi dhe trajnimi i gazetarëve dhe profesionistëve të medias është një prioritetet i Qendrës CVE, i cili do të kontribuojë në raportimin edhe më të saktë dhe efikas mbi rastet apo ngjarjet që lidhen me këto fenomene.