
Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mbajti fjalën në panelin e përshëndetjes gjatë mbledhjes së parë më datë 10 Mars 2026 të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike për vitin 2026, në Bashkinë Vlorë (Bashkia Vlorë). Në këtë panel, sëbashku me Drejtoreshën e QKEDH-së (Ministria e Brendshme), ishte e pranishme dhe mori fjalën Kryetarja e Bashkisë Vlorë, znj. Brunilda Mersini, përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës (Policia e Shtetit), përfaqësues të institucioneve vendore, anëtarë të KVSP-së, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të komunitetit dhe të komuniteteve fetare. Duke iu referuar zhvillimit të politikave të sigurisë në vend, znj. Dervishi theksoi se qasja e Shqipërisë për parandalimin dhe kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm është zhvilluar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit, duke kaluar nga masa kryesisht reaktive dhe të fokusuar në siguri, drejt një modeli më parandalues, të koordinuar dhe të bazuar në komunitet. Ajo nënvizoi se aktorët vendorë kanë një rol kyç në identifikimin e hershëm të rasteve, ndërhyrjen e shpejtë dhe në forcimin e reziliencës së komuniteteve përballë sfidave të sigurisë. Gjithashtu, znj. Dervishi solli në vëmendje se krijimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (#KVSP) përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të koordinimit në nivel vendor, në mbështetje të sigurisë publike dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Takimi u zhvillua në kuadër të projektit “Mbështetja e performancës së KVSP-ve në Parandalimin dhe kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (P/CVE) – Faza 2”, i mbështetur nga Hedayah përmes Programit #STRIVEGlobalII të Komisionit Evropian ( European Union in Albania) dhe i zbatuar nga IANS Albania, në bashkëpunim me QKEDH. Ky bashkëpunim synon të forcojë mekanizmat lokalë të sigurisë dhe të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit për parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe bashkëjetesën në shoqëri. #KVSP #cvecenteral #pcve #mëshumësiguri

