Drejtori i CVE Z. Meidani merr pjesë në “RCC Jumbo Security Conference” Romë

Bashkëpunimi në fushën e Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës pret Zv. Ministren e Brendshme, znj. Kuko dhe Drejtorin e QKEDH, z. Meidani
03/11/2022

Drejtori i CVE Z. Meidani merr pjesë në “RCC Jumbo Security Conference” Romë

Roma 17-11-2022. Seventh Security Coordination Conference: “Security Cooperation in the Western Balkans - Challenges and Lessons from Pandemics to War in Ukraine”. Nella foto Majlinda Bregu, Regional Cooperation Council (RCC) Secretary General

“Drejtori i CVE Z. Meidani merr pjesë në “RCC Jumbo Security Conference” Romë.

Publisher: Cve.gov.al            18/11/2022

Është zhvilluar në datat 17 dhe 18 Nentor në Romë ‘RCC Jumbo Security Conference’ e cila përfaqëson mbledhjen më të madhe të të gjithë praktikuesve, organizatave dhe rrjeteve rajonale të sigurisë që merren me çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore dhe në veçanti në Ballkanin Perëndimor ky pjesë e konferencës ishte dhe Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm e përfaqësuar nga Drejtori i qendrës Z. Denion Meidani. Ky organizim po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë në rajonin tonë dhe po ndihmon gjithashtu në krijimin e lidhjeve thelbësore për koordinimin dhe racionalizimin e përpjekjeve të bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Objektivi kryesor i këtij edicioni të 7-të të ngjarjes ka për qëllim adresimin dhe përcaktimin e tendencave kryesore të sigurisë që lindën (ose do të jenë në të ardhmen e afërt) nga pasiguritë aktuale rajonale dhe evropiane dhe që do të formësojnë të ardhmen sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Konferenca u organizua nga RCC (Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit) në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Gjatë fjalës së hapjes, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC),Znj. Majlinda Bregu u shpreh se“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor ndajnë shumë kërcënime sigurie në zhvillim, pa kufij, nga radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj terroristë te migrimi i parregullt, krimi i organizuar, korrupsioni, dezinformimi dhe sulmet kibernetike. Prioritete të tilla të përbashkëta janë rivlerësuar nga lufta në Ukrainë, duke bërë të qartë gjithashtu rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të kufijve lindorë të Evropës”.

Kjo konferencë ka vënë theksin e saj në bashkëpunimin rajonal si një element i domosdoshëm për mbarëvajtjen jo vetëm të politikave që lidhen me sigurinë por edhe për zhvillimin ekonomik në kushtet e vështira për shkak të luftës, ku sikurse u shpreh edhe Znj. Bregu “82.9% e njerëzve në BB pajtohen se bashkëpunimi rajonal mund t’i ndihmojë ekonomitë e tyre për një elasticitet më të mirë ekonomik për t’iu përgjigjur pasojave negative të luftës. Kjo është arsyeja pse të gjitha këto shqetësime madhore nuk janë vetëm në axhendën e Konferencës së Sigurisë Jumbo të këtij viti, por do të vazhdojnë të zënë një vend të veçantë në axhendën e RCC në të ardhmen e afërt”.

Në këtë Konferencë krahas Z. Denion Meidani, Drejtor i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm njëkohësisht dhe Koordinator Kombëtar kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, kanë marrë pjesë midis përfaqësuesve nga vende të ndryshme edhe Z. Gambacurta, Zëvendës Drejtor i Sigurisë Publike i ngarkuar me Koordinimin dhe Planifikimin e Forcave Policore, si dhe Vincenzo Celeste, Drejtor i Përgjithshëm për Evropën dhe Politikën e Tregtisë Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane, etj.

Midis të tjerash në fjalën e tij Z. Meidani është shprehur: “Ekstremizmi i dhunshëm është i lidhur drejtpërdrejt me kushtet, perceptimet dhe ideologjinë socio-ekonomike, fetare dhe kulturore. Rrjedhimisht, “lufta” ndaj ekstremizmit është një metaforë e dobët, pasi ndryshe nga shumica e luftërave, ajo nuk ka as një armik fiks dhe as perspektivë për t’u mbyllur, qoftë përmes një fitoreje apo ndonjë përfundimi tjetër. Nëse ka një “luftë” kundër ekstremizmit të dhunshëm, është një luftë që nuk mund të fitohet…një kërcënim i tillë nuk mund të mposhtet—vetëm zbutet, pakësohet, dobësohet dhe deri diku kontrollohet! Shumë ekstremistë të rinj të dhunshëm sot vijnë nga skajet e shoqërisë, ku ata janë margjinalizuar sepse rrugët legjitime për sukses janë të mbyllura dhe ata nuk arrijnë të asimilohen me modelet mbizotëruese të kulturës

ose të përballen me realitetet e reja. Ata nuk e shohin veten si anëtarë të integruar plotësisht të një shoqërie moderne perëndimore multikulturore. Për disa prej tyre fizikisht jetojnë në Perëndim, por mendërisht jetojnë në tokën e të pafeve… Më tej në fjalën e tij Z. Meidani vazhdoi me arsyet të cilat sjellin krijimin e individëve ekstremistë- “Margjinalizimi shkaktohet nga konvergjenca e fenomeneve të ndryshme sociale si varfëria, papunësia, dështimi akademik, armiqësia racore dhe etnike, mosbesimi ose keqtrajtimi nga autoritetet, barrierat e aftësive sociale dhe mundësitë e dobëta të strehimit midis shumë njerëzve. Këto kushte gjenerojnë refuzim social, pakënaqësi politike dhe ekonomike dhe një kompleks identiteti në rritje – veçanërisht në popullatat e reja të rritura të sotme që nuk mund të parashikojnë sukses të ligjshëm social, material dhe financiar për shkak të tendosjes dhe zhgënjimit të vazhdueshëm” cilësoi Meidani, duke lënë të kuptohet se një pjesë e mirë e kërcënimit të vërtetë nga këto fenomene nuk vjen nga jashtë por nga vetë vendet tona nga individë me ideologji radikale të cilët arrijnë që përmes rrjeteve brënda vendeve ku jetojnë të krijojnë kërcënim për komunitetin. Ashtu sikurse znj. Bregu edhe Z. Meidani i dha rëndësi përmes fjalimit të tij përpjekjeve dhe ndërhyrjeve të përbashkëta në nivel rajonal dhe më gjerë për ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të elasticiteti, mirëkuptimit dhe kohezionit në komunitet. “Për sa i përket ‘efektit të ri të ekstremizmit në politikën e CVE, ai ka çuar në kuptimin se duhet të ketë bashkëpunim brenda komunitetit ndërkombëtar në mënyrë që të luftohet në mënyrë efektive kërcënimi. Megjithëse disa prej nesh janë ende të fokusuar kryesisht në një rrugë force, rëndësia e faktorëve socialë, ekonomikë dhe të tjerë të brendshëm po bëhet gjithnjë e më e qartë dhe jetike” përfundoi Z Meidani në fjalimin e tij.