Publisher: Cve.gov.al 15/09/2021
Publisher: Cve.gov.al 15/09/2021
Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Antiterrorit në Policinë e Shtetit dhe përfaqësues të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, të Departamentit të Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë Vendore Korçë.
Takimi u fokusua në diskutimin e aktiviteteve të përbashkëta lidhur me identifikimin dhe parandalimin e personave të radikalizuar që tentojnë të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar apo kufirit të gjelbër si dhe në kuadër të flukseve migratore nga vendet e Lindjes së mesme.
Gjatë takimit ku ishte i ftuar edhe Kryetari i Bashkisë Devoll u diskutua ndërmarrja e një iniciative konkrete në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit në Shqipëri për rritjen e kapaciteteve të stafit të bashkisë dhe Policisë së Shtetit në kuadër të vlerësimit të nevojave të këtyre dy strukturave, duke ndjekur modelin e suksesshën të programit pilot në Bashkinë Cërrik, të cilin Qendra CVE po e implementon prej disa vitesh.