Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Zj Lejdi Dervishi zhvilloi një takim me Kreun e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dede z. Edmond Brahimaj.
Në këtë takim që u zhvillua në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane, fokusi ishte bashkëpunimi i ndërsjellte mbi parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që çon në terrorizëm.
Pjesë e takimit ishte edhe vizita e muzeut të Selisë së Shenjtë Bektashiane dhe e mjediseve të tjera të qendrës multifunksionale fetare-kulturore.