Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën: “Prezantimi i Rrjetit të Grave Paqendërtuese në Nivel Lokal”, organizuar nga WCDCA.

Qendra CVE përshëndeti mbylljen e programit “STRIVE for Impact” organizuar nga Global STRIVE-Hedayah
10/11/2021
Drejtori i Qendrës CVE kontribuoi në konferencën e KE-së mbi rritjen e kapaciteteve për stafin e burgjeve dhe shërbimit të provës për P/CVE në vendet e Ballkanit Perëndimor
17/11/2021

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën: “Prezantimi i Rrjetit të Grave Paqendërtuese në Nivel Lokal”, organizuar nga WCDCA.

Drejtori i Qendrës CVE përshëndeti konferencën: “Prezantimi i Rrjetit të Grave Paqendërtuese në Nivel Lokal”, organizuar nga WCDCA.

Publisher: Cve.gov.al            16/11/2021

Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, Znj. Dervishi përshëndeti konferencën përmbyllese, “Prezantimi i Rrjetit të Grave Paqendërtuese në Nivel Lokal”, në kuadër të projektit: “Një qasje e integruar për të promovuar gratë dhe të rinjtë paqendërtues në Shqipëri”. Ky projekt u implementua në 11 bashki të Shqipërisë nga Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), me mbështetjen financiare të IPF.

Konferenca bashkoi palët e interesuara në nivel ndërkombëtar, kombëtar dhe lokal, për të diskutuar më tej rreth angazhimit të grave dhe vajzave në çështjet që lidhen me sigurinë, paqen dhe implementimin e Rezolutës 1325.

Në fjalën e saj, znj. Dervishi ka përmendur punën intensive që QendraCVE ka bërë në drejtim të parandalimit të fenomeneve te ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Shqipëri, por edhe në drejtim të rehabilitimit dhe riintegrimit të grave dhe fëmijëve shqiptarë të riatdhesuar nga kampet në zonat e konfliktit, në Siri dhe Irak.

Znj. Dervishi ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit në nivel vendor duke e shtrirë fokusin tek fuqizimi i gruas dhe duke përfshirë integrimin gjinor në dinamikën e sigurisë.