Publisher: Cve.gov.al 11/12/2025


Publisher: Cve.gov.al 11/12/2025
Koordinatorja Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, znj. Lejdi Dervishi, mori pjesë në takimin e katërt të Panelit 6 Tematik të EU Knowledge Hub, një platformë e Komisionit Europian e fokusuar në parandalimin e radikalizimit dhe shkëmbimin e praktikave bazuar në evidenca.
Takimi dy-ditor u zhvillua në Budapest, ku u mblodhën përfaqësues të shteteve anëtare, ekspertë ndërkombëtarë, praktikues dhe studiues për të diskutuar riintegrimin e FTF-ve, vullnetarëve dhe familjeve të tyre, me fokus të veçantë te komunitetet, gratë dhe fëmijët.
Gjatë panelit, znj. Dervishi prezantoi përvojën shqiptare në proceset e riintegrimit me bazë komunitare, duke theksuar:
• Qasjen ndërinstitucionale dhe rolin e bashkive në koordinimin vendor nën ombrellën e Ministrisë së Punëvetë Brendshme;
• Rëndësinë e mbështetjes psikosociale për fëmijët e ekspozuar ndaj traumës;
• Ndërtimin e besimit midis institucioneve dhe komuniteteve, veçanërisht me gratë dhe fëmijët e rikthyer nga zonat e konfliktit.
EU Knowledge Hub shërben si një urë lidhëse mes kërkimit akademik, praktikës operative dhe hartimit të politikave, duke ndihmuar shtetet anëtare në parandalimin e radikalizimit dhe menaxhimin e rreziqeve të ekstremizmit të dhunshëm.
Takimi gjithashtu shërbeu për të përcaktuar prioritetet e Panelit 6 për vitin 2026, duke përfshirë:
Qasjet komunitare per rehabilitimin dhe riintegrimin;
Mbrojtjen e fëmijëve nga radikalizimi online;
Qasjet e ndjeshme ndaj dhunës me bazë gjinore;
Forcimin e mekanizmave të vlerësimit të riskut në nivel kombëtar.