Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza e III-të 2024 – 2029

Seminar dy ditor ne Bruksel mbi nje pasqyre te strategjive politike dhe qasjeve ndaj FTF-ve brenda BE-se dhe jashtë saj.
27/03/2025
TAKIMI I KOMITETIT RAJONAL DIBËR
09/04/2025

Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza e III-të 2024 – 2029

Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri - Faza e III-të 2024 - 2029

Publisher: Cve.gov.al 04/04/2025

Në ambientet e komisariateve të Policisë Fier dhe Lushnje u zhvilluan 3 trajnime përkatësisht në datat 7 mars, 27 mars dhe 4 prill me temë:” Forcimi i Policimit në Komunitet”.
Këto sesione informuese zhvillohen “Në kuadër të projektit “Forcimi i policimit në komunitet në Shqipëri – Faza e III-të 2024 – 2029”, organizuar nga SCPA dhe financuar nga qeveria Suedeze”.
Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ishte pjesëmarrëse në këto trajnime për të dhënë eksperiencën e saj disa vjeçare për Oficerët e Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe sektori/seksionit të Komandës dhe Kontrollit (SSK) për evidentimin e shenjave të hershme të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.