Publisher: Cve.gov.al 19/11/2024
Publisher: Cve.gov.al 19/11/2024
Më datë 19 nëntor 2024, Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (#QKEDH) koordinoi sëbashku me Policinë e Shtetit dhe mori pjesë në një sesion të rëndësishëm informues në Korçë, duke punuar ngushtë me oficerët e policimit të komunitetit, policisë kufitare dhe oficerë të patrullës së përgjithshme në #DVP Korçë.
Këto sesione, pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm të ndërgjegjësimit dhe informimit, u zhvillua në partneritet me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri (OSCE Presence in Albania) dhe kishte si synim forcimin e kapaciteteve të strukturave policore vendore në identifikimin e hershëm dhe përgjigjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë #Korçë, oficerët u pajisen me informacione dhe njohuri të vlefshme për njohjen dhe referimin e shenjave të hershme të radikalizimit, duke siguruar aftësitë për të kontribuuar në një komunitet më të sigurt dhe më të qëndrueshëm dhe fuqizimin e oficerëve me strategji praktike për të ndërtuar një mjedis më të qëndrueshëm kundër kërcënimeve të mundshme.
Së bashku, po vazhdojmë të pajisim oficerët e vijës së parë për të bërë ndryshime reale, pozitive dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e komuniteteve të tyre. Ky angazhim për masa pro aktive të sigurisë #Korçë pasqyron misionin tonë të përbashkët për të nxitur komunitete më të forta dhe më të sigurta në të gjithë Shqipërinë.