Forumi i Tretë i “Zbatimit të Ligjit kundër Terrorizmit” bën bashkë në Holandë ekspertë të kundërvënies ndaj REMVE.

Takimi i 20-të i Bordit Drejtues të Fondit Global të Angazhimit dhe Qëndrueshmërisë së Komunitetit (GCERF), 25-26 qershor në Gjenevë, Zvicër.
26/06/2024
Siguria Kibernetike dhe pergjigjet shumeaktoriale ndaj kercenimeve dhe terrorizmit kibernetik
02/08/2024

Forumi i Tretë i “Zbatimit të Ligjit kundër Terrorizmit” bën bashkë në Holandë ekspertë të kundërvënies ndaj REMVE.

Forumi i Tretë i “Zbatimit të Ligjit kundër Terrorizmit” bën bashkë në Holandë ekspertë të kundërvënies ndaj REMVE.

Publisher: Cve.gov.al 12/07/2024

Në datat 10-11 korrik 2024, në Hagë u zhvillua takimi i tretë i Forumit “Counterterrorism Law Enforcement” (CTLEF) i organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë në bashkëpunim me Europol. Forumi bëri bashkë ekspertë nga mbi 40 shtete dhe organizata shumëpalëshe për të diskutuar mbi kërcënimet që paraqet ekstremizmi i dhunshëm i motivuar me bazë racore ose etnike (REMVE) dhe synon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në kundërvënien e përbashkët ndaj këtyre kërcënimeve.

Me ftesë të autoriteteve së Shteteve te Bashkuara të Amerikës, punimet e Forumit u ndoqën nga Drejtori i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm / Koordinator Kombëtar, znj. Lejdi Dervishi dhe përfaqësues të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të forumit, pjesëmarrësit ndanë informacione mbi kërcënimin ndërkombëtar REMVE dhe sesi aktorët dhe rrjetet REMVE komunikojnë dhe shfrytëzojnë kalimet ndërkufitar për të avancuar përpjekjet e tyre. Zyrtarët qeveritarë paraqitën përmbledhje të veprimeve më të fundit në drejtim të goditjes së veprimtarive REMVE, si hetimi, ndjekja penale dhe masat financiare, gjithashtu shkëmbyen mendime mbi strategjitë dhe qasjet më efektive në drejtim të këtij kërcënimi në rritje.  Pjesëmarrësit theksuan rolin e dëmshëm që Rusia luan në këtë fushë, veçanërisht përmes propagandës që synon të justifikojë luftën kundër Ukrainës si “de-Nazifikim”.

Gjatë ditës së dytë të punimeve, paneli që trajtoi një analizë rajonale me fokus kërcënimet REMVE në Amerikën Latine, u drejtua nga zëvendës koordinatori për kundërterrorizmin në Byronë e Kundërterrorizmit të SHBA, z. Ian Moss.  Në fjalën e tij përshëndetëse, Moss falënderoi Europol për organizimin e përbashkët me SHBA të këtij eventi dhe theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit ndaj kërcënimit transnacional që paraqet ekstremizmi i dhunshëm i motivuar me bazë racore ose etnike. Gjatë diskutimeve në panel, z. Moss u ndal tek Shqipëria dhe shprehu vlerësimin që Shtetet e Bashkuara kanë për modelin e suksesshëm të qasjes së autoriteteve të Qeverisë Shqiptare dhe posaçërisht të QKEDH- për punën e ngritur me përfshirjen e suksesshme të organizatave të shoqërisë civile në vend, në kundërvënie ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Gjatë seancave, pati ndërhyrje prezantuese nga përfaqësues të disa shteteve pjesëmarrëse si SHBA, Britani e Madhe, Australi, Finlandë, Belgjikë, Argjentinë, Brazil dhe nga organizatat ndërkombëtare Europol e Interpol.

Pjesë aktive dhe kontribuuese në event ishin dhe përfaqësues nga disa ente këshillimore si Instituti Ndërkombëtar për Drejtësi dhe Sundimin e Ligjit, me qendër në Maltë; Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, me qendër në Londër; Qendra Ndërkombëtare e Antiterrorizmit, me qendër në Hagë; Korporata RAND, me qendër në SHBA dhe Projekti Kundër Ekstremizmit, me qendër në Berlin.