GCERF: Falënderojmë qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë

Tryezë e rrumbullakët me nxënës të shkollës “Marie Logoreci”- Shkozë, Tiranë për kundërshtimin e radikalizmit dhe ekstremizmit.
12/12/2022
Certifikohen Oficerët e Sigurisë në Shkolla për Parandalimin e Ektremizmit të Dhunshëm
29/12/2022

GCERF: Falënderojmë qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë

GCERF: Falënderojmë qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë

Publisher: Cve.gov.al            28/12/2022

Viti 2002 ishte i mbushur me ngjarje shumë të rëndësishme e kuptimplote për Fondin Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (GCERF).

Konferenca e parë e donatorëve, – e organizuar nga Presidenti Bazoum i Nigerit së bashku me Presidentin Cassis të Zvicrës, dhe që u drejtua nga I Nderuari dhe i Drejti (Rt Hon) Tony Blair, në të cilën u transmetua një deklaratë nga vetë Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, – mblodhi 70 milion USD.

Ne nënshkruam me BE-në marrëveshjen më të madhe ndonjëherë për një kontribut prej 12 milionë eurosh. Gjithashtu me shumë vlerë ishin edhe kontributet financiare që morëm nga disa shtete partnere si Shqipëria, Burkina Faso, Kenia, Kosova, dhe Niger. Mbledhjen e parë të Bordit ne e bëmë në një vend partner si Shqipëria, qeveria e së cilës na priti shumë bujarisht.

Numri i vendeve partnere tashmë është zgjeruar edhe më tej, duke shkuar në gjashtëmbëdhjetë, nëpërmjet formalizimit të marrëveshjeve që u bënë këtë vit me Çadin, Mauritaninë dhe Mozambikun. Ndikimi që kemi pasur është konfirmuar qoftë nga vlerësues të jashtëm, të përzgjedhur nga Zvicra, apo edhe prej disa shteteve të pavarura dhe grantesh të dhëna, ashtu edhe nga dëshmi të shumta me rëndësi nga përfituesit e granteve të GCERF.

Kjo Platformë Globale e Veprimit, e themeluar për herë të parë në shkallë botërore, për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PVE), tashmë ka mbi 220 anëtarë të organizuar në bazë komunitetesh. Kjo nuk do të kishte qenë e mundshme pa përpjekjet titanike të ekipit tonë, i cili ka hartuar edhe strategjinë për këtë qëllim.

Ne i urojmë mirëseardhjen Këshilltarit Kombëtar të dhjetë dhe gjithashtu edhe katër bebeve të reja të lindura në gjirin e ekipit tonë këtë vit.

U jemi mirënjohës të gjithë juve për partneritetin drejt një të ardhmeje pa ekstremizëm të dhunshëm.

Khalid Koser

Drejtor Ekzekutiv