“GCERF” vijon mbështetjen e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në trajtimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit

Lufta kundër terrorizmit, zv. ministrja e Brendshme Romina Kuko, takohet me delegacionin amerikan të Departamentit të Drejtësisë
20/01/2023
Drejtori i QKEDH dhe përfaqësuesi i ambasadës amerikane, takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
26/01/2023

“GCERF” vijon mbështetjen e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në trajtimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit

“GCERF” vijon mbështetjen e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në trajtimin e të rikthyerve nga zonat e konfliktit

Publisher: Cve.gov.al            26/01/2023

Zv. Ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, në bashkëpunim me Fondin Global të Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF), organizuan një tryezë të rrumbullakët dy ditore për “Mekanizmin Teknik të Mbështetjes me Grante të Shqipërisë nga GCERF”.

Ky event dy ditor, u kryesua nga znj. Kuko, me fokus kryesor mbështetjen nga GCERF për Shqipërinë për vitin 2023 në luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në fjalën e saj të hapjes, zv. ministrja Kuko shprehu falënderimet më të sinqerta për GCERF për mbështetjen e deritanishme dhënë Shqipërisë nëpërmjet koordinimit të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në trajtimin e të të rikthyerve nga zonat e konfliktit dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

“Ministria e Brendshme është mirënjohëse për kontributin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme” – iu drejtua znj. Kuko, z. Kevin Osborne, përfaqësues dhe pika fokale e GCERF për programet e të të rikthyerve. Gjithashtu, me herët, Qeveria Shqiptare ka shprehur mirënjohjen e saj nëpërmjet një kontributi simbolik në takimin e Bordit Drejtues të GCERF ne Gjenevë vitin e kaluar si shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë.

Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, z. Denion Meidani, falënderoi GCEF dhe z. Osborne në veçanti për mbështetjen e pakursyer në trajtimin e të rikthyerve në Shqipëri si dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm. Gjithashtu, Meidani falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA, Ambasadës Britanike dhe Ambasadës së Holandës, Delegacionit të BE, Prezencës së OSBE dhe IOM në Tiranë si dhe të gjithë institucionet, OJF, shoqërinë civile dhe aktorët e përfshirë në këtë proces.

Kevin Osborne, siguroi zv.mninistren dhe Drejtorin e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm se Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit (Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF), do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe për vitin 2023 për proceset e Rehabilitimit, Riintegrimit dhe Risocializimit të personave të rikthyer nga zonat e konfliktit si dhe luftën kundër Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Në këtë event dy ditor, morën pjesë z. Jonas Paul, Oficeri Politik i Delegacionit të BE në Tiranë; z. Joseph R. Baldwin, Këshilltar i Antiterrorit për Evropën Juglindore në Ambasadën e SHBA-ve; përfaqësues të Ambasadës Britanike; znj. Ebi Spahiu, përfaqësuese e Ambasadës së Holandës; znj. Bruna Halili, përfaqësuese e Prezencës së OSBE në Tiranë; znj. Alketa Gaxha, IOM Shqipëri, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; përfaqësues të Ministrisë së Arsimit; përfaqësues të Bashkisë Tiranë; znj. Alma Tandili, Kryetare e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve; përfaqësues të organizatave jo-qeveritare, shoqërisë civile si dhe nga sektori privat.

Në përfundim të aktivitetit, mekanizmi teknik i mbështetjes, do të propozojë konkretisht nevojat e identifikuara në fushën e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ku do të hartohen dhe zbatohen strategjitë përkatëse të mbështetjes për luftimin e Terrorizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri me mbështetjen e GCERF.