
Lejdi Dervishi
Periudha: 26.06.2020-22.06.2022
Znj. Lejdi Dervishi ka qënë Drejtor i Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE) pranë Zyrës së Kryeministrit, Tiranë, Shqipëri përgjatë periudhës 26.06.2020-22.06.2022.
Në pozicionin e saj të mëparshëm, që nga gushti i vitit 2018, znj. Dervishi ka qenë Drejtuese e Sektorit për Shoqërinë Civile dhe Sigurinë në Qendrën CVE.
Ajo ka njohuri të gjerë profesionale lidhur me çështjet ndërkombëtare të cilat i ka fituar përmes trajnimeve dhe hulumtimit të vazhdueshëm të informacionit. Ajo flet në mënyrë të përsosur katër gjuhë: shqip, italisht, anglisht dhe frëngjisht.
Znj. Dervishi ka mbrojtur tre gradë master të nivelit të dytë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomatike, studime të sigurisë dhe studimeve evropiane nga tre institucione prestigjioze italiane dhe shqiptare, të cilat kanë kontribuar për të realizuar grupin e saj të aftësive profesionale dhe akademike (Universiteti Link Campus, Shoqëria Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI UN) dhe Instituti i Studimeve Evropiane).
Ajo gjithashtu ka ndjekur kurse të ndryshme profesionale dhe ka arritur çertifikata që lidhen me çështjet e P / CVE, si dhe ka studiuar efektin e ndryshimeve gjeopolitike që mund të ketë kjo dukuri, veçanërisht me fokus në Ballkanin Perëndimor, NATO dhe rajonin MENA.
Në vitet e fundit, ajo ka marrë pjesë në tryeza pune dhe konferenca të ndryshme ndërkombëtare si folëse, të cilat kanë pasur në fokusin e tyre parandalimin dhe kundërveprimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm që mund të çojnë në terrorizëm (VERLT).
Që prej vitit 2003, ajo gjithashtu ka ndjekur ndër vite seminare të ndryshme arsimore (webinars) lidhur me përvetësimin e aftësive menaxheriale në lidhje me fushën e biznesit, komunikimin ndërkulturor, zhvillimin e aftësive të projektit në fushën e shoqatave jofitimprurëse / organizatave ndërkombëtare, si dhe azhornim të vazhdueshëm profesional në kuadrin e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.
Në Korrik 2020 Znj. Dervishi është përzgjedhur nga Komisioni për t’u përfshirë në grupin e ekspertëve të Rrjetit të Ndërgjegjësimit për Radikalizimin (RAN) (europa.eu)
Guest lecturer:
Kursi TRADOC i NATO-s (2019) për zyrtarë të lartë. Leksion me temë “Lidhja midis krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit ndërkombëtar”, Kolegji Shqiptar i Mbrojtjes, Ministria e Mbrojtjes.
Znj. Lejdi Dervishi, mbajti fjalen në Kursin e Avancuar të Programit të Shkencës të Avancuar të NATO-s për Paqen dhe Sigurinë: ”Përfshirja Gjinore në Përpjekjet Kundër Terrorizmit në Ballkanin Perëndimor”. Kursi u organizua nga Fakulteti i Shkencave Njerëzore dhe Sociale, Universiteti i Tuzlës, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Iniciativa për Sigurinë Kibernetike, Sigurinë e Korporatave dhe Menaxhimin e Krizave nga Republika e Maqedonisë se Veriut.
Publikime Akademike:
Punimi i diplomës Master (Magjistral) mbrojtur pranë Universitetit të Studimeve të Sienës, Itali, me titull “Evolucioni i NATO-s: Nga Lufta Konvencionale në Hibride” u botua on-line (2016) nga Biblioteka Multimediale e NATO-s (Bruksel) në linkun vijues: http://www.natolibguides.info/hybridwarfare/reports