Këshilltari i DASH për Antiterrorin, Dan Guerrero vizitë pune në Shqipëri

Bullgari/Parandalimi dhe lufta kundër radikalizimit në Ballkan, Evropën Jugore&Lindore: Qasja holistike zbatuar në kuadër të programit HOPE
24/02/2023
Qendra Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm pjesë e forumit: “Universitetet, fronti i ri i CVE- konsolidimi dhe zgjerimi i përfshirjes së arsimit universitar në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”
18/03/2023

Këshilltari i DASH për Antiterrorin, Dan Guerrero vizitë pune në Shqipëri

Këshilltari i DASH për Antiterrorin, Dan Guerrero vizitë pune në Shqipëri

Publisher: Cve.gov.al            27/02/2023

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për Antiterrorin, z. Dan Guerrero zhvilloi një vizitë dy ditore pune në Shqipëri, në 23-24 Shkurt 2023.

Z. Guerrero zhvilloi takime në Ministrinë e Brendshme me zv.ministren e Brendshme, Romina Kuko, Drejtorin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si dhe drejtues të Drejtorisë së Antiterrorit, në Policinë e Shtetit.

Gjatë takimit me zv.ministren Kuko, ku shoqërohej nga Sekretari Politik dhe Ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Tobei Arai, si dhe Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Denion Meidani, z. Guerrero shprehu se zhvillimi më tej dhe forcimi i kapaciteteve operacionale dhe i personelit të strukturave të Ministrisë së Brendshme përgjegjëse për luftën ndaj Terrorizmit dhe Ektremizmit të Dhunshëm janë prioritet për zyrën që ai përfaqëson. Njëkohësisht thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe strukturave përgjegjëse amerikane për antiterrorin dhe ektremizmin dhe mbështetje për reformat ishte gjithashtu një temë tjetër diskutimi.

Znj. Kuko pasi falenderoi z. Guerrero për mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve për Shqipërinë, e në veçanti për mbështetjen që po jepet për transformimin e Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm në Agjenci Kundër Terrorizmit dhe Ektremizmit, e informoi atë mbi progresin që Ministria e Brendshme dhe Qendra Kundër Ektremizmit të Dhunshëm ka bërë në proceset e rehabilititmit dhe ri-integrimit të shtetasve shqiptarë, të kthyer nga zonat e konfliktit Siri dhe Irak, luftën kundër terrorizmit dhe ektremizmit si dhe reformat që po ndërmerren në tërësi në institucionet e sigurisë të Ministrisë së Brendshme.

Pas takimit me zv.ministren Kuko, Guerrero dhe Arai së bashku me përfaqësues të tjerë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, zhvilluan një tryezë të rrumbullakët pune pranë Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm ku u diskutua për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ektremizmit. Në këtë tryezë, merrnin pjesë zyrtarë të Policisë së Shtetit, Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm, Interpol Tirana, Doganat etj.