Konferenca Kombëtare “Rikujtimi i Rezolutave 1325 & 2242 të Këshillit të Sigurimit të OKB: Roli i Grave, të Rinjve dhe Këshillave Vendore të Sigurisë në Ndërtimin e Sigurisë në Komunitet dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Aktivitet prezantues për fushatat e shpërndarjes së mesazheve nga udhëheqësit fetarë dhe të komunitetit në Shqipëri
18/10/2025
Radikalizmi, Si ti identifikojmë dhe trajtojmë në mënyrë efektive rastet
08/11/2025

Konferenca Kombëtare “Rikujtimi i Rezolutave 1325 & 2242 të Këshillit të Sigurimit të OKB: Roli i Grave, të Rinjve dhe Këshillave Vendore të Sigurisë në Ndërtimin e Sigurisë në Komunitet dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Konferenca Kombëtare “Rikujtimi i Rezolutave 1325 & 2242 të Këshillit të Sigurimit të OKB: Roli i Grave, të Rinjve dhe Këshillave Vendore të Sigurisë në Ndërtimin e Sigurisë në Komunitet dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Publisher: Cve.gov.al 30/10/2025

Tiranë, 29 tetor 2025 – U zhvillua konferenca me temë “Rikujtimi i Rezolutave 1325 & 2242: të Këshillit të Sigurimit të OKB: Roli i Grave, të Rinjve dhe Këshillave Vendore të Sigurisë në Ndërtimin e Sigurisë në Komunitet dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm” në kuadër të 25-vjetorit të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

Ky aktivitet mblodhi së bashku përfaqësues institucionalë, akademikë, organizata të shoqërisë civile dhe aktivistë të paqes, për të reflektuar mbi përparimin, sfidat dhe vizionin e përbashkët të zbatimit të kësaj agjende globale në nivel kombëtar dhe lokal.

Konferenca u organizua nga Qendra e Gruas për Zhvillim dhe Kulturë në Shqipëri (WCDCA), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies SocialeQendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH) dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (FDUT), konferenca u mbështet nga ICAN (International Civil Society Action Network) në kuadër të nismave të saj për promovimin e paqes gjithëpërfshirëse dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve në politike bërjen e sigurisë.

Në fjalët përshëndetëse, Koordinatori Kombëtar / Drejtori i QKEDH, znj. Dervishi së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit, z. Proda, theksuan rëndësinë e rritjes së rolit të grave dhe të rinjve në proceset e vendimmarrjes, sigurisë dhe ndërtimit të paqes në nivel lokal dhe kombëtar.
U vu në dukje gjithashtu progresi i arritur në rritjen e përfaqësimit të grave në radhët e Policisë së Shtetit dhe Forcave të Armatosura, ku pjesëmarrja e grave është rritur me 15%, si rezultat i politikave të barazisë gjinore dhe integrimit.

Rezolutat 1325 dhe 2242 të Kombeve të Bashkuara njohin rolin e grave jo vetëm si viktima të konflikteve, por si aktorë kyçë në parandalimin e dhunës, ndërmjetësimin dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme.

Gjatë konferencës u prezantuan rezultatet dhe produktet kryesore të projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve Kërkimore në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, Rivitalizimi i Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike dhe Zbatimi i Rezolutës 1325.”
Ky projekt ka synuar forcimin e mekanizmave lokalë të sigurisë përmes përfshirjes së grave dhe të rinjve në proceset e dialogut dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Ndër produktet e prezantuara spikasin:

  • Manuali i Trajnimit Institucional për Rezolutën 1325, një udhëzues praktik për integrimin e perspektivës gjinore në politikat e sigurisë;
  • Buletini i Kërkimit të Studentëve, që përmbledh studime dhe analiza mbi rolin e të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm;
  • Planet e Veprimit për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike të bashkive Librazhd dhe Cërrik, që ofrojnë modele konkrete bashkëpunimi midis institucioneve, akademisë dhe komuniteteve.

Një vizion për sigurinë gjithëpërfshirëse, në këtë aktivitet ku u riafirmua përkushtimi për zbatimin e  Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën Kundër Terrorizmit 2023–2025; Planit Kombëtar të Veprimit për Agjendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023–2027.

U theksua se ndërtimi i komuniteteve të sigurta dhe gjithëpërfshirëse kërkon fuqizimin e grave, të rinjve dhe strukturave vendore të sigurisë si aktorë të parë të ndryshimit, parandalimit dhe ndërmjetësimit social.

Në përfundim, aktiviteti u cilësua si një urë lidhëse mes përvojave lokale dhe angazhimeve globale, duke promovuar një kulturë të paqes dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet e shoqërisë shqiptare.